“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.
”- Madeleine Albright,
“Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”
– Harriet Beecher Stowe
“Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”
– Diane von Furstenberg
“Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”
– Coco Chanel, stiliste
“Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI.
”- Hillary Clinton
“Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”
– Beyonce
“Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”
– Emma Watson
Jeto I Lumtur