“Më dridhej krejt trupi…”, Adelina Ismaili rrëfen emocionet kur përmes këngës bënte thirrje për paqe në kohë lufte

Jil
Jil
2 Min Read

Viti 1998 ishte vit i rëndë për qytetarët e Kosovës, ishte vit i fillimit të luftës frontale midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe regjimit okupues serb. Prishtina në atë kohë ishte e qetë dhe vetëm lëvizja e kohëpaskohshme e automjeteve të blinduara policore-ushtarake serbe nëpër qytet ishin tregues se në Kosovë po zhvillohej luftë e vërtetë.

Po në atë kohë të rëndë për Kosovën këngëtarët dhe humoristët mbanin jetën kulturore dhe shpirtin artdashës të shqiptarëve. Ku këta artistë krijuan një këngë për Kosovën, e cila do ta sensibilizonte çështjen e Kosovës dhe të luftës që po bëhej.

Në emisionin e radhës ‘FAKTE me Adnan Merovcin’ në Klan Kosova, është realizuar projekti i këngës në gjuhën angleze ‘Kosova Calls for Peace’ të krijuar nga artistë të shumtë. Njëra nga pjesëmarrëset e këngës ishte edhe këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cila ka dhënë një prononcim për emisionin “FAKTE” rreth këtij projekti.

“Projekti “Kosova Calls for Peace”, ka qenë një dritë në fund të tunelit kur ka ndodhur në ato vitet e tmerrshme kur e kemi realizu. Adnan Merovci, i cili edhe e realizoi, ishte ideator i këtij projekti. Për ne ishte, mbase njeriu më serioz në Kosovë dhe çdo fjalë të tij e merrnim me Amin, sepse Adnani ishte në pozitën në të cilën ishte, por edhe projektet e tij ishin gjithmonë shumë serioze. Dhe kur më është ofruar mua ky projekt e pashë që nëse ne i thërrasim paqes, nëse ne e kemi mundësinë t’i flasim botës nëpërmjet këngës, ne po mundemi edhe me kontribu për paqen në Kosovë. Dhe gjithë këto emocione, gjithë këto dhimbje, gjithë shpresat që na i dha projekti “Kosova Calls for Peace”, u bëmë bashkë…”, u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu Adelina rrëfeu emocionet e fuqishme që po i përjetonte deri sa po këndonte duke bërë thirrje për paqe në Kosovë. “Deri sa këndoja i gjithë trupi më dridhej në studio…”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *