Papastërtia është bërë sërish temë diskutimi dhe këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”, ku së fundmi Mikela Pupa gjatë një bashkëbisedimi me Tea Trifonin ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me këtë gjë.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ironizoi Olta Gixharin se kur del para kamerës e tregon veten si një ‘maniake të pastërtisë’ por sipas saj aktorja nuk është ashtu siç duket.
Më tej Mikela u shpreh se kuzhina ishte shumë e pisët dhe është një nga gjërat që aji ka me shumë merak.
“Kur del para kamerës mban fjalime që është e pastër, që është si manjake e pastërtisë. Dhe i thashë “a të iku buka poshtë me gjithë këtë pisëllëk këtu, se mua nuk më shijoi.” U çova dhe doja të haja diçka se e kisha gojën e thatë dhe kur pashë kuzhinën mu mblodh këtu, ,e ërdhi për të vjellë. Unë kuzhinën e kam shumë merak”-u shpreh ajo.