JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Më fal nanë, por nuk mundem ma’, si u vra ish-drejtori i OST-së, Saimir Jaku në qendër të Rrëshenit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas 6 vitesh, policia ne bashkëpunim me prokurorinë e Lezhës kanë arritur që të zbardhin vrasjen e ish-drejtorit të OST-së, Saimir Jakut.

Në lidhje me këtë krim të ndodhur më 9 shtator të vitit 2016 në një lokal në qendër të Rrëshenit me urdhër të prokurorisë së Lezhës është ndaluar Dorian Keqi 40-vjeç nga Kruja.

Si u vra Saimir Jaku:

Dy persona të maskuar kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që Gjergj Prenga ka mbetur i plagosur lehtë.

Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku.

Jaku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij. Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia u vu në ndjekje të autorëve, të cilët kanë braktisur makinën tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kane djegur, aty ku forcat e FNSH-së të ardhura nga Lezhë dhe nga Shkodra po vazhdojnë aksionin për t’i arrestuar.

Dyshimet ishin  se vrasja e Saimir Jakut mund të ketë ardhur nga konfliktet e mëparshme të tij, në Itali, ku mendohet se ka qënë njëherë i dënuar. Ndërkohë ende nuk është ngritur ndonjë pistë hetimore se vrasja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e detyrës që viktima ushtronte në Drejtorinë e OSHEE, për zonën e veriut.

20 metra larg komisariatit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin që ndodhet jo më larg se 20 metra larg komisariatit të policisë Rrëshen. Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur edhe ekzekutimi mafioz i Jakut.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit është fakti se Jaku përpara disa viteve ka qenë emigrant në disa shtete të ndryshme të Europës, atje ku mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitetit kriminal. Saimir Jaku është anëtar i Partisë Socialiste dhe anëtarë i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Aktualisht ai punonte si shef sektori në Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së në Tiranë, ndërkohë që më parë ka qenë ish-drejtor i OST-së për Veriun.

Funksioni

Saimir Jaku punonte si shef sektori në Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së në Tiranë,ndërkohë që më parë ka qenë ish-drejtor i OST-së për Veriun.

Policët

Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Reagimi i motrës së tij pas vrasjes së Kastriot Reçit:

Adelina Jaku, motra e Saimit Jakut, ish-drejtorit të OSHEE-së dhe tezja e Kreshnik Jakut, që u ekzekutuan vite më parë, ka reaguar publikisht për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen. Në në një reagim përmes rrjeteve sociale, motra e ish-drejtorit të OSHEE-së, është shprehur se familjarët e saj mund të shënjohen si target i mundshëm për krimin e radhës.

Jaku thekson se 3 vitesh nuk ndjek më lajme, pasi sipas saj janë të pavërteta. “Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet!

Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.”, shprehet ajo.

Ashpër reagon Jaku edhe ndaj gazetarëve pasi thotë se ” ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gjak edhe nga të vdekurit”.

LETRA E PLOTE PUBLIKE

Jam Adelina Sali-Jaku, motra e Saimirit, kriminel dhe tezja e Kreshnikut trafikant. Lavdi zotit që djali im është vetëm 10 vjeç sot se kush e di çfarë do të ishte sipas Klodianave, Dorianëve, Andeve, e lloj lloj medie të “fjalës së lirë”.

Nuk më ka pëlqyer kurrë të shoh edicionet e lajmeve, të ndjek portale plot me informacione pa vlerë, veçanërisht këto 3 vitet e fundit kur unë humba 2 nga njerëzit e mi të shtrenjtë. Vëllain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tronditëse por që në jetë ndodhin. Nuk gjetëm shpjegim, nuk gjetëm arsye, nuk u gjetën as vrasës.

Me këto humbje të pashërueshme të shpirtit hoqa dorë nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes së tyre në Tv kur pashë se si këta dy njerëz që ne humbëm, na i shndërruan në kriminelë, banda kriminale etj-etj, pavarësisht se pa mbledhur kurrfarë informacioni të saktë apo fakti, për çfarë shkruajtën. Pa pyetur sigurisht nëse për këto shpifje disa njerëz të gjallë denigrohen! Pa e vrarë mendjen (sepse kjo merr kohë dhe energji) bënë lajme, fituan klikime dhe audiencë…

Nuk po ndalem të sqaroj si qe jeta e tyre e shkurtër sepse ata njerëz që vërtetë na njohin, e dinë fort mirë se qe e ndërtuar me sakrifica, mundime e dhimbje…

Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.

Na u thërmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos Dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”.

Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj.

Sot pas më shumë se tre vitesh nga tragjeditë që kaluam, ndihemi të sulmuar të kërcënuar e shumë të lënduar, këtë herë jo prej plumbash, por nga një tufë gjallesash, nuk e di nëse mund t’i quaj spiker, folës, zhurmues, sepse të më ndjeni për ashpërsinë, por njerëz nuk mund t’i quaj!

Nuk mund të quaj njerëz, disa “gazetare investigative” që transmetojne një ngjarje tjetër tragjike në Shqipërinë tonë dhe pa një rrjedhë logjike ndërtojnë “kronologji datash” skenarë të tërë vrasjesh të cilat ndodhin mes dy ”bandave kriminale!”!

Do të doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shumë të tjerë si këta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur janë gjykuar sa qenë gjallë për trafik të lëndëve narkotike? Kur janë dyshuar për të tilla krime??? Kur???!!!!

Por nuk mundem, nuk mundem se në mes të kesaj dhimbje të thellë që kam në shpirt, me qeshet. Po po, më qeshet në mënyrën më të pështirë se sa të MJERE janë! Ata nuk kishin kurrë një dyshim për të tilla akuza sa jetuan e jo me dënim të faktuar!

Unë ende sot nuk e di kush m’i vrau familjarët dhe pse??? Jam ende në hijen e dyshimeve, por nëse duan, këta gazetarë që “dinë gjithçka”, le të na e thonë!

Gazetarë që ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gjak edhe nga të vdekurit!

Pyes veten nëse e dinë zonjat dhe zotërinjtë profesionistë, dhe mediat ku ushqehen, se SHPIFJA NDAJ TE VDEKURVE të cilët tashmë nuk mund të vetëmbrohen, përbën vepër penale! Gjithsesi unë me këmbëngulje dhe durim do të përpiqem t’ua kujtoj nëpërmjet personave që i kanë njohuritë e nevojshme ligjore.

Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin”, siç shprehen ata, nxisin makabritete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë vrasësit, që nuk u gjendën deri tani!

Më dhimbsen për paaftësinë që kanë si fillim për të qenë njerëz që mendojnë, e më pas për të qenë edhe profesionistë! Vite dritë larg me të dyja.

Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vellait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, MUND TË NA SHENJONI SI TARGET TË MUNDSHËM PËR KRIMIN E RADHËS TË CILIN DO TË NXITONIT TA BËNIT LAJM!

Për ta mbyllur duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakort që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakort sepse ajo “nuk do t’i fryj zjarrit”. Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!!!!/VoxNews

jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top