“Më fal pak xhaxhi…”/ I riu shqiptar grabit 55 vjeçarin në Itali nën kërcënimin e armës

Jil
Jil
1 Min Read

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka kryer një grabitje me armë në Firenze.

Mediat shkruajnë se i riu shqiptar ka kërcënuar me armë një 55 vjeçar dhe më pas e ka grabitur. 55 vjeçari, i tmerruar nga ajo që ndodhi, e raportoi grabitjen pasi mbërriti në Siçili.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, ishte ora 5 e mëngjesit kur 55-vjeçari që kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar, kishte vënë re praninë e një të riu.

Duke e thirrur “xhaxhi”, i riu i është afruar dhe më pas i ka vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që kishte.

21 vjeçari e ka detyruar atë të dorëzonte gjithçka, duke kontrolluar gjithashtu xhepat e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur me 10 gusht të vitit të kaluar por hetimet ndaj të riut nisën në Janar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *