“ Më goditi me grusht dhe pastaj…”/ 49-vjeçari tregon pse plagosi me arme 23-vjeçarin….

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin Albert Ostreni, i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë në Tiranë.

Masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Fatmir Gegën, i cili strehoi Ostrenin gjatë arratisë.

49-vjeçari mësohet se ka shprehur pendesë para gjykatës, ndërsa ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi 23-vjeçari e kishte goditur me grusht. Ostreni ka thënë se e njihte të riun që të vogël, pasi janë fqinj.

Më 24 gusht në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari Albert Ostreni plagosi 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

Fillimisht u arrestua vëllai i 49-vjeçarit, Dorian Ostreni, pasi fshehu provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë.

Burime bënë me dije se autori është përdorues i lëndëve narkotike. Në banesën e autorit policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe10 gr lënde narkotike kokainë.

burimi https://lajmifundi.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *