”Më ka futur në shtëpi…”/ Në lidhje me Stresin para se të futeshin në BBVIP? Vivien reagon ashpër, ja si përgjigjet Getinjo

Jil
Jil
1 Min Read

Getinjo dhe Vivien kanë nisur një romancë në “Big Brother VIP Kosova” që ka pasur goxha rënie dhe ngritje. Çifti kohët e fundit ka pasur shumë debate dhe keqkuptime, e megjithatë janë ende bashkë.

Një deklaratë e bërë nga Stresi së fundmi ka trazuar jo pak ujërat. Reperi deklaroi se “(Vivien) Më ka futur në shtëpi para 10 vjetëve.” Gjë që e bëri Vivien të reagonte ashpër se mund të nënkuptohej sikur ajo dhe Stresi kanë pasur diçka para 10 vjetëve.

“Stresi ka qenë para 10 vjetësh te shtëpia ime me një shoqe timen.” -tha Vivien, teksa Stresi u shpreh: “Edhe një shok, dy me dy. S’ke qenë me mua, por unë ia kam thënë që më ke futur në shtëpi.”

Vivien u shpreh se ai nuk ka pse e përmend diçka të tillë sidomos në një kohë kur ajo është me Getinjon. Por, për habi ky i fundit nuk ka dashur të përfshihet.

“Unë nuk kam pse hy në këtë muhabet se kam qenë prezent aty. Unë e kuptova shumë mirë, nuk mbroj asnjë po mbroj veten se po më fusni në muhabet pa lidhje.”-tha reperi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *