“Më kapi për flokësh dhe më puthi ne…”/ Arrestohet mësuesi që ngacmoi nxënësen (EMRI)

Jil
Jil
3 Min Read

Policia e Beratit ka arrestuar mësuesin 62-vjeçar Servet Bejo, pasi u denoncua dje nga një emision televiziv se kishte ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur 14-vjeçe në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç të Skraparit, ku punonte.

Mësohet se ai është ndaluar nga efektivët e policisë dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen, që sipas të miturës ka ndodhur më 10 Nëntor.

Burime konfirmojnë në ambientet e policisë ndodhet edhe e mitura 14-vjeçe së bashku me prindërit e saj. Ajo është duke u marrë në pyetje, jo vetëm në prani të prindërve por edhe të dy psikologeve të DVP Berat, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen në fjalë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

E mitura tregoi se mësuesi Servet Bejo, e kishte kapur për flokësh dhe e kishte puthur në buzë, më pas e kishte shtrënguar pas murit.

“Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po lexoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, dhe më pyeti a të të puth në buzë. Unë i thashë jo por largoju andej. Ai më kapi flokët dhe më puthi në buzë. Më pas më ka shtrënguar pas murit.” tregoi e mitura.

14 vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël. Pas kësaj dite, mësuesi Servet Bejo kishte dhënë dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës.

Mësohet se ndaj mësuesit janë duke dëshmuar edhe prindërit e disa familjarë të vajzës, sipas të cilëve mësuesi i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos denonconte.

Mësohet se edhe pse vajza kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave.

Servet Bejo është larguar nga shkolla menjëherë pas ngjarjes dhe prej 11 Nëntorit 6 fëmijët e shkollës 9-vjeçare në fshatin Barç nuk bëjnë mësim pasi shkolla është e mbyllur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *