JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më kishte para borxh”/ Shqiptarja i shkon kontabilistit grek natën në shtëpi dhe e vret

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka ndidhmuar një 50-vjeçar grek, me profesion kontabilist, që t’i japë fund jetës. Viktima u gjet i varur nga policia brenda një apartamenti në Moschato, mbrëmjen e djeshme.

Akuza në fjalë është pranuar edhe nga vetë e arrestuara, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. Ajo i ka thënë policisë: “e kam ndihmuar, i kam shtyrë karrigen”.

Shqiptarja ka deklaruar se 50-vjeçari, i cili sipas saj ishte kontabilist, i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Takimi i fundit mes viktimës dhe të akuzuarës

Mediat greke bëjnë me dije se, referuar dëshmisë së 47-vjeçares, në takimin e fundit 50-vjeçari burri ka qenë i dëshpëruar pasi nuk ka mundur t’i kthejë paratë.

Po në këtë takim ka ndodhur një përplasje mes të dy palëve gjatë së cilës, shqiptarja pretendon se ka marrë një litar dhe ka tentuar të mbysë 50-vjeçarin. Ky i fundit më pas i është përgjigjur duke thënë se do vriste veten.

“Nuk duroj dot më, do vras ​​veten”, tha ai, kur prapritur mori një karrige. Ai lidhi në qafë litarin që kishte marrë shqiptarja me vete dhe kjo e fundit i ka shtyrë karrigen.

Ajo raportohet gjithashtu të ketë thënë në dëshminë e saj se kur e pa burrin të varur nuk dinte çfarë të bënte derisa u shfaq policia.shqip-lajme.

Scroll to Top