“Me mafien apo qytetarët?!”/ Zbardhet njoftimi i fundit, çfarë pritet të ndodhë nesër tek SPAK-u

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një protestë është njoftuar të mbahet ditën e nesërme përpara godinës së SPAK-ut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka gjetur edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Aleanca kërkon drejtësi për çështjen e Teatrit kombëtar me moton “SPAK: Ndaje mendjen! Me mafien apo me qytetarët?!”

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër në orën 10:00 përpara godinës së SPAK.

“Nesër në ora 10:00,

Heshtja është bashkëfajësi.

Qytetarët kërkojnë drejtësi!” shkruan zhupa në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo protestë vjen 2 vjet e 9 muaj nga kallëzimi i parë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *