JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan time”, 41-vjeçari heq dorë nga arresti shtëpiak: Dua të kthehem në qeli…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Më mirë në burg, sesa në shtëpi me gruan time.”

Me këto fjalë, një 41-vjeçar nga El Salvadori u kërkoi karabinierëve ta çonin pas hekurave pas një sherri me partneren e tij.

Ndaj 41-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 m uaj në një shtëpi në Seregno, në provincën e Monza dhe Brianza.

Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Sipas karabinierëve, 41-vjeçari ka pirë dhe është bërë agresiv. Prandaj, Gjykata Mbikëqyrëse pranoi kërkesën për pezullimin e masës “arrest shtëpiak” dhe dyert e burgut u rihapën për burrin.

Karabinierët, të cilët ndërhynë në banesë për të shuar një tjetër sherr mes çiftit, pranuan kërkesën e 41-vjeçarit. Ata e gjetën burrin në gjendje dehur. Përballë tyre 41-vjeçari ka mbajtur edhe një thikë për të dëmtuar veten, shkruan Tg Com.

Pasi u qetësua, burri kërkoi të kthehej në burg sepse nuk mund të duronte më bashkëjetesën. Nisur nga konflikti në çift dhe sjelljet agresive të 41-vjeçarit, karabinierët i propozuan Gjykatës Mbikëqyrëse pezullimin e arrestit shtëpiak, duke e marrë atë. Burri u dërgua më pas në burg.

Akuzat

Burri ishte dënuar përfundimisht për grabitje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim personal, të gjitha krimet e kryera në Milano në vitin 2013. Në total ai duhet të vuajë 6 vjet.

BURIMI https://lajmifundit.al/bOTA/

Scroll to Top