JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më mirë sot se nesër”, Putin: Lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme, sipas CNN.

“Është e qartë se beteja me këto forca, përfshirë ato në Ukrainë, ishin të pashmangshme.

Pyetja e vetme ishte se kur do të ndodhte”, tha ai gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Sigurisht që operacionet ushtarake shoqërohen gjithmonë me tragjedi dhe viktima. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por meqenëse ishte e pashmangshme, më mirë sot se nesër”, vazhdoi ai.

Ai tha se Rusia do të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë dhe se Moska nuk do të kufizohet për sa i përket financimit të ushtrisë së saj.

Scroll to Top