“Më nxirr të shoh pak vajzën”, si ia mori fëmijën e mitur bashkëshorti 38-vjeçares në Fier, zbulohen detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Më nxirr të shoh pak vajzën”, ka qenë kjo fjalia që 43 vjeçari G.Sh i ka drejtuar bashkëshortes së tij, e pasi e ka takuar është larguar bashke me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte, madje duke i thënë se “nuk do ta shohësh më kurrë”.

38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38 vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë Krujë.

Menjëherë ka nisur puna për gjetjen e 43 vjeçarit, bashkë me vajzën e mitur, e po punohet në zonën e Fushë Krujës, aty ku edhe çifti banon.jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top