Me plis në kokë, mjekër e kallash, ky është i riu ‘kamikaz’. Kush politikan ishte në shënjestër të tij? Emri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lezhë- Policia e Lezhës njoftoi sot se arrestoi një person të veshur me kamuflazh, antiplumb dhe që mbante me vete municion.

I riu në foto është Antonio Leka, 35 vjeç. Ai u ka deklaruar familjarëve të tij se do të shkonte në drejtim të Lezhës për të vrarë politikanët pasi ishte mërzitur me to.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pasi e kanë parë të fusë armë, municione dhe antiplumb në fugon, familjarët kanë lajmëruar policinë e Lezhës. Në makinë ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ka pasur deklarime të kundërta për të cilat është bërë dhe ndalimi i tyre. 35 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.noa.al

Scroll to Top