“Me Porsche e Lamborghini”/ Britanikët ankohen për paradën e shqiptarëve në Londër: Trafiku i …

Jil
Jil
2 Min Read

Qindra shqiptarë kanë “pushtuar” ditën e djeshme rrugët e Londrës, duke parakaluar me makina sportive dhe flamuj shqiptarë, për të festuar 110-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.

Parada aspak modeste e emigrantëve ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase, teksa “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull.

“Qindra dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre.

Pamjet  të shpërndara në internet tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjitha ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Në klipe të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive.”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Ndër të tjera, britanikët ankohen për trafikun e shkaktuar nga kjo paradë, të cilën e cilësojnë “egoiste”, e po ashtu shprehin shqetësim për manovrat e kryera në rrugë nga shqiptaret me makinat luksoze.

“Diku tjetër, makinat kryenin rrotullime të rrotave ndërsa të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Fishekzjarre të fortë u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.

Imazhet ndezën zemërim te shoferët, me disa që i cilësuan festimet si ‘egoiste’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *