Më ushqeu një burrë mjekërbardhë’! Historia e pabesueshme e vajzës 6-vjeçare e cila u nxor nga rrënojat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Historia e një vajze 6-vjeçare të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë është bërë virale në mbarë botën.

Mediat turke kanë publikuar historinë 6-vjeçares, e cila tregoi se është ushqyer nga një burrë mjekërbardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.

E pyetur nga një gazetar nëse kishte pasur uri gjatë qëndrimit prej tre ditësh nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë.

Ajo çfarë e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.

Sipas raportimeve, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 34 mijë persona, përfshirë Turqinë dhe Sirinë.

Scroll to Top