
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia.
‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi.
Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik.
Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh.
Me paratë e fituara ilegalisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja, duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.
Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete fantazmë.