JiL.al - Jeto i Lumtur

Mediat e Vuçiçit: Kroacia i shpalli luftë Serbisë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediat serbe në ballinat e tyre të së premtes vëmendjen më të madhe i kushtuan Kroacisë. Kjo pasi pretendohet se Serbisë i është ndaluar që nga dje importi i naftës ruse me kërkesë të Kroacisë.

Shumë tabloide nën kontrollin e presidentit Vuçiç e shpalosin këtë në faqet e tyre kryesore. Ata pretendojnë se Kroacia edhe një herë është shfaqur armiqësore.

Beograde Informer shpall “Luftën e pistë të BE-së kundër Serbisë”, dhe deklarojnë se me kërkesë të kroatëve, Serbisë dje i është ndaluar importi i naftës ruse, porse presidenti i tyre Aleksandar Vuçiç e ka penguar.

Večernje Novosti i referohet presidentit Vuçiç i cili tha se Kroacia “po vazhdon me misionin e saj që nga viti 1941”, duke aluduar për regjimin profashist ustash.

Srbijanski Telegraf që zakonisht është radikal, pretendon se Kroacia i shpalli luftë Serbisë dhe BE-ja u mbajt në anën e Kroacisë.

Kurrier-i pretendon se është paaftësia e Bashkimit Evropian për të shtypur sabotazhin e Kroacisë. Megjithatë, ata nuk kanë munguar të ofendojnë udhëheqjen kroate.

“Plenkoviç, ti e ke dëshmuar se të shtyn më së shumti dëshira për të dëmtuar popullin serb!“, thuhet në kopertinë.

Nga ana tjetër, tabloidi Objektiv ka një kopertinë me titull klithës: “Hakmarrja e ustashëve!”. Aty pretendohet se Kroacia në BE po detyron importin e naftës perëndimore e jo atë ruse në Serbi.

Scroll to Top