Mega operacion anti-drogë në Spanjë, goditet grupi kriminal shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Policia spanjolle në zonën e Barcelonë ka shkatërruar një grup shqiptar që ishte aktiv në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në qytetin bregdetar por edhe në Tarragonë dhe Girona.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona. Hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i dy personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Oçidental) me 1264 bimë dhe 32 kilogramë kanabis të gatshëm për t’u shitur në tregun e narkotikëve.

Më vonë një tjetër shtëpi u zbulua në El Vendrell (Baix Penedès), me makineri, por pa produkt dhe ku u arrestuan dy persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Në maj u ndërhy në një shtëpi tjetër në Caldes de Malavella (Selva), ku u gjetën 122 bimë dhe 76 kilogramë kanabis por edhe shtatë persona, të cilët u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Të njëmbëdhjetë të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të veprës penale të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *