Melisa mes lotësh: Kam diçka që s’e di askush…

Jil
Jil
2 Min Read

Në klipin e saj përmbledhës të “Dance Albania”  Melisa Lleshi tregoi arsyet e forta  pse ajo dëshiron të fitojë finalen. Ajo tregoi se veç nënës së saj e cila së fundmi  kaloi një operacion të vështirë, vëllai i Melisës vuan gjithashtu nga problemet shëndetësore.

Melisa Lleshi: Ka shumë pak gjëra që njerëzit dinë për mua. Kam mbaruar studimet në  Fakultetin e Infermierisë në Milano dhe jam në vit të dytë (specializim) për Mjekësi. Kur unë kam aplikuar për shkollë mamaja ime ka qenë në spital. Zihesha me mjeket dhe infermieret sepse më dukej sikur ata kishin në dorë të bënin diçka dhe nuk e bënin. Dhe thashë, e di çfarë, do e zgjedh këtë degë, do jem unë në shtëpi, do jem unë doktori i shtëpisë dhe do kalojnë tek dora ime më së pari. Unë kam diçka që s’e di askush: unë kam vëllain me probleme shëndetësore. Kur ka lindur, e kanë dëmtuar gjatë lindjes dhe ka këmbën dhe dorën me probleme. Dhe prandaj po mundohem jo vetëm me anë të shkollës, por me çdo gjë që po bëj, qoftë këndimi, qoftë “Dance”, televizioni, çdo gjë, mundohem që unë… Misioni im në jetë është vetëm të shoh familjen time të lumtur. Çdo gjë që unë do bëj, do e bëj vetëm për ata. Unë do fitoj për familjen time, për veten time, për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe për të gjithë ata njerëz që thonë Melisa nuk ia del dot!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *