Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Çifti i vetëm i “Për’puthen” Andi Shehi dhe Melisa Lleshi i dhanë fund lidhjes para pak kohësh duke u bërë qendra e vëmendjes.
Dhe tani duket se ka ardhur koha që Melisa të ecë para dhe të hap derën për njohje të reja. Ajo i është bashkuar një trendi viral në TikTok, duke realizuar një video që *zakonidsht* bëhet nga çiftet me këngët “STFU” të Digga D.
Trendi konsiston që teksa vajza sinkronizon buzët me refrenin e këngës, djali bëhet pjesë e videos vetëm me dorën e tij.
Dhe ndjekësit në sektorin e komenteve janë të bindur se ajo ka nisur një lidhje të re. “Andi u largua nga bota”- shkruan dikush. Një tjetër komenton: “Po, ti meriton më shumë.” Të tjerë pyesin se kush është ai djalit.
Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga Melisa dhe nuk mund të themi me siguri nëse djali në fjalë është i dashuri i saj.
Pak javë më parë në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ish-konkurrentja e “Për’puthen” u pyet nëseka gjetur një partner të ri. “A je në një lidhje apo single?”– e pyeti një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”.
Andi dhe Melisa kanë bashkëjetuar prej më shumë se 1 vit bashkë dhe ishin pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri. E pyetur se me kë po e vazhdon jetën e saj tani, këngëtarja ka treguar se ndodhet pranë familjes së saj, qenushave dhe shoqërisë .
Andi foli për ndarjen nga Melisa pak kohë më parë duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.
“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore.
Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- u shpreh ai i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.https://lajmifundit.al/showbiz/