Juli i “Përputhen” ka deklaruar sot se nëse ai bëhet pjesë e “Big Brother” e fiton.
Por, kushti i tij është që të hyjë që ditën e parë.
I ftuar në “Ditë e Re”, Juli tha se nuk e ka ndjekur BBV2 dhe nuk e di nëse e mund dot Luizin, por nëse bëhet pjesë e formatit nga dita e parë, del fituesi.
Juli: Nëse unë futem në Big Brother e fitoj, pikë muhabeti.
Gazetarja: Po nëse futesh tani në Big Brother?
Juli: Jo pse të futem tani unë, do futem që ditën e parë.
Gazetarja: Po nëse do ishte futur në këtë Big Brother mendon se do ta kishe mposhtur Luizin?
Juli: Nuk e di se nuk i kam parë, por nëse futem që ditën e parë e fitoj, fut kë të duash tjetër, 100 veta po të futësh, e fitoj, pikë.