Mendonte se djali i kishte vdekur 10 vite më parë, nëna tronditet kur zbulon se ai është gjallë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një nënë që besonte se djali i saj kishte vdekur pasi nuk kishte dëgjuar për të për më shumë se dhjetë vjet, u trondit kur zbuloi se ai ishte gjallë.

Joyce Curtis qau gjithë ditën kur dëgjoi lajmin e mirë, duke e krahasuar me filmin “Miracle on 34th Street”.

Për herë të fundit ajo kishte dëgjuar për djalin e saj Nikolas në vitin 2010, kur ai përfundoi në spital pas një udhëtimi nëpër Francë dhe Spanjë.

Për shkak se kishte kaluar shumë kohë, ajo mendoi se djali kishte vdekur dhe madje ishte mjaft e pikëlluar.

Më 19 Dhjetor ajo mori një telefonatë duke e informuar se Nikolla ishte gjallë dhe sërish në spital, këtë herë në jug të Francës.

“Nuk mund ta besoj! Mendova se me Covid-in dhe gjithçka që ka ndodhur, ai mund të kishte vdekur. U pikëllova për të”, është shprehur Joyce Curtis.

“Kur mora telefonatën ku më njoftuan se djali im ishte gjallë, thjesht u trondita. Gjithçka që bëra ishte të qaja gjithë ditën. Ky lajm ma bëri Krishtlindjen më të bukur sepse dhe burri im vdiq në Qershor. Është si ai filmi “Miracle on 34th Street”, është si një mrekulli! Isha dorëzuar sepse mendoja që kishte vdekur, madje mendoja që edhe njerëzit mendojnë të njëjtën gjë”, ka thënë Curtis.

Nikolla u largua nga qyteti i tij i lindjes, Glasgos, Lanarkshire, në mesin e viteve 2000 për të udhëtuar në Evropë pasi humbi punën e tij si marangoz. Ai ishte duke bërë autostop dhe sipas të ëmës për një kohë ka jetuar i vetëm në rrugët e Parisit.

Ajo vendosi ta raportonte atë si të zhdukur në vitin 2009 pasi nuk kishte dëgjuar për të birin “për shumë vite”.

Një vit më vonë, Joyce u kontaktua nga Konsullata Britanike në Paris për ta njoftuar atë se Nikolla ishte shtruar në spital në Francë.

Më pas ajo fluturoi për ta vizituar atë me burrin e saj, por kjo do të ishte hera e fundit që do ta shihte ose dëgjonte prej tij në më shumë se një dekadë. Joyce u shpreh se ajo dëshironte që ta kthente të birin në shtëpi por për arsye që nuk i di, Nikolla u zhduk sërish dhe familja e tij nuk e pa më kurrë.

Vetëm së fundmi Joyce mori lajmin e bukur nga Konsullata Britanike, ku e njoftoi se i biri ishte shtruar në një spital të Francës.

“Unë fola me të në telefon. Ai duket i shëndetshëm. E pyeta: “A po kthehesh në shtëpi Nikky?” Dhe ai tha, “Po”, është shprehurJoyce.

Nikolla tani po planifikon të kthehet në shtëpi, por Joyce dëshiron të udhëtojë në Francë për ta parë atë. /tvklan.al

Scroll to Top