Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne qyteti e Gjirokastres pasi ne shtepine e nje emigranti ka rene zjarr.
Fatmiresisht nuk ka patur asnje lendim ne njerez, por vetem ne deme materiale.
I zoti i shtepise ishte ne emigrim ne Greqi dhe nuk dihet nese ngjjarja ishte e qellimshme po rastesi.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.