JiL.al - Jeto i Lumtur

Merr fund lidhja shumëvjeçare! Këngëtari konfirmon ndarjen nga e fejuara: Jo gjithmonë emocionet…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pak kohë më parë, këngëtari Art Abazi doli kundër mediave, të cilat kishin raportuar ndarjen e tij nga e fejuara, me të cilën kishte një lidhje gjatë prej disa vitesh.

Në një reagim të shkurtër ai shkroi:

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”.

Megjithatë, duket se mediat kanë pasur të drejtë dhe ka qenë vetë Arti që nuk e ka pranuar ndarjen.

E themi këtë pasi ai sqaroi gjithcka, duke konfirmuar dhënien fund të lidhjes, teksa kërkoi edhe ndjesë:

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time.

Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë. 

Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj ju përqafoj sinqerisht!”

Kujtojmë se Arti  ka qenë i fejuar me balerinën që quhet Rreze dhe njiheshin për publikimin e fotove mjaft të ëmbla me njëri tjetrin në rrjete sociale, nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë.

Këngëtari i bëri dhe një propozim Rrezes kur ata ndodheshin në Itali në muajin shkurt të këtij viti, por tani mesa duket gjithcka ka marrë fund……jetoilumtu.al/

Scroll to Top