JiL.al - Jeto i Lumtur

Merrte ilaçe për dhimbjen e dhëmballës, ndërron jetë 32-vjeçari në Kolonjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kolonjë. Mësohet se 32-vjeçari, Genti Isaj ka qenë duke u mjekuar për dhimbje dhëmballe.

Familjarët pretendojnë se 32-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të qetësuesve që ka qenë duke marrë për dhimbjen e dhëmballës.

Mësohet se ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin, pa shenja jete, ndërsa ai po transportohej me automjet privat nga banesa e tij në fshatin Kagjinas të Kolonjës drejt Spitalit të Ersekës nga disa bashkëfshatarë, sepse kishte humbur ndjenjat në banesë.

Nuk është përcaktuar ende nëse i riu ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në spital.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari i ka marrë ilaçet me recetë nga mjeku, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Gjithsesi do të jetë akt-ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit.

Scroll to Top