Mes thumbave Monika Lubonja dërgoi një mesazh për Arjola Demirin dhe një ‘thumb’ të drejtpërdrejtë ndaj regjisores së njohur shqiptare

Jil
Jil
2 Min Read

Monika Lubonja ka qenë mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”. Pas ngacmimeve apo rrëfimeve të sinqerta në emision, Monika ka vazhduar të qëndrojë po aq e sinqertë deri në fund të tij.

Në sfidën e fundit, të ftuarit ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhen pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen, u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.

Këtë herë ishte radha e Monikës, e cila nuk hezitoi të mos reagonte për pyetjen, duke shpëtuar të mos të lagej nga goja e “luanit” duke dhënë një përgjigje të plotë.

Pyetja për Lubonjën ishte: “Monika, kohët e fundit është përfolur për shumë thumba e replika mes teje dhe personazheve shqiptarë VIP, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam një emër personazhi shqiptar që e meriton një kompliment nga ti tani, si edhe një emër personazhi që ti tani do i ktheje një “thumb” nga skena e “Zemër Luana” dhe na zbulo arsyet pse! Përgjigju me valle ose lahu në halle”.

Kështu aktorja vendosi të përgjigjej duke thënë se komplimenti i saj fillimisht do ishte për Einxhel Shkirën, por duke qenë pjesë e programit të sotëm ajo nuk mund ta përmendte, ndaj vendosi që një kompliment meritonte aktorja Arjola Demiri, me të cilën u tha se nuk kishte më miqësi, por si duket sonte vendosi të tregonte se vazhdojnë ta duan njëra-tjetrën. Ndërsa personit të cilit do i dërgonte një “thumb” ishte për regjisoren Driada Dervishi dhe arsyeja ishte sepse “s’më ka ftuar të luaj më në shfaqje”, tha Monika.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *