Mësuesi i Fizkulturës në pranga për ngacmim ndaj nxeneses, kolegët: Nuk e bën profesor Keli këtë

Jil
Jil
2 Min Read

Një ditë pas arrestimit dhe pezullimit nga detyra të mësuesit të Edukimit Fizik, Kleanthi Laçi, kolegët e tij mësuesë dhe drejtoresha e shkollës deklarojnë se Laçi nuk ka patur asnjë shfaqje të mëparshme që mund ti bënte të dyshonin në sjelljen e tij. 

“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë.

Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Unë kam dëgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës nuk pranoi të prononcohej për mediat, duke thënë se për Laçin ishin marrë masat, referuar pezullimit. 

Kujtojmë se Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Ai u dhunua 3 ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët.

Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit.

Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht./ReportTV

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *