JiL.al - Jeto i Lumtur

Meta zbulon: I thashë Edi Ramës bëhu vetë ministër i Jashtëm, jo Gent Cakaj….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përballjen e tij me analistin Baton Haxhiu, ka zbuluar edhe një bisedë të bërë me Edi Ramën, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

Meta ka treguar se i ka kërkuar Edi Ramës që të vendosë një personalitet nga PS me përvojë ose ta merrte vetë këtë detyrë, por jo ti sjellë emra që nuk i njihte.

‘Çfarë i kam thënë Edi Ramës për këtë çështje. I kam thënë, o zotëri, pa certifikatë sigurie prej 6 muajsh, ja ku e ke nga ministria e Jashtme me dokument. Ja bëjmë sot tha certifikatën. Dhe i them, si ja bën sot. Që të bësh certifikatë sigurie për një njeri që ka studiuar në Hungari, etj., ka procedura.

Dhe i thashë, ti e di se çfarë hallesh kam unë si president, etj. I thashë, ministër i jashtëm dihet çfarë pune ka, ose bëj një nga këta të PS-së që ka përvojë, ose merre vetë dhe bëjë këtë zv/ministër. Më tha që është djalë shumë i mirë, më i dituri në botë. Shumë mirë, bëjë ministër Arsimi, se e kishte bosh. Bëje ministër kulture, por tek e jashtmja unë nuk merresha vesh me atë tjetrin që kishte shumë përvojë, se unë dua ti zgjidh këto gjëra, nuk dua ti ngatërroj.

Kaq është e gjitha, këtu nuk ka asnjë lloj konspiracioni. Po të ishte për Vetëvendosjen, unë s’do i kisha bërë të dy. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë çështje’, tha ndër të tjera në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Scroll to Top