Miku i tij preu damarët për të shpërqendruar policët, Arbër Çekaj merr një tjetër dënim, zbulohen detajet

Jil
Jil
1 Min Read

 

Gjykata e Tiranës i ka dhënë një tjetër dënim Arbër Çekaj, biznesmenit të dënuar më parë me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçm,e për trafikimin e 613 kg kokaine.

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 1 vit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në të njëjtën dosje, gjykata ka dënuar përfundimisht me 2 vjet burg Lulëzim Çepelen, po i burgosur në 313 kur ndodhi tentativa e arratisë.

Ai u fajësua për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”. Sipas gjykatës, Çepele ditën e ngjarjes ka prerë damarët për të krijuar shpërqendrim tek punonjësit e sigurisë.

Çekaj tentoi të arratisej bashkë me Fatmir Pjetrin, i cili gjykohet i veçuar.(gazetashqip)

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *