Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor teksa po udhëtonte për në Mumbai.
Aksidenti ka qenë fatal edhe për një person tjetër, ndërsa 2 pasagjerë të tjerë janë plagosur.
Mistry dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë tip Mercedes në Palghar të Maharashtra në momentin që ndodhi aksidenti.
Mediat e huaja raportojnë se automjeti goditi një ndarës në rrugë, ndërsa kalonte një urë mbi një lumë. Bëhet e ditur se Mistry vdiq më pas në vendin e përplasjes.
Mistry ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij.
Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, personi që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.
Grushti i shtetit në sallën e këshillit u mbulua me mister dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore në të cilën Gjykata e Lartë e Indisë përfundimisht vendosi në favor të Tatës./tvklan