“Milionere me stomakun bosh”, gazetarja: Mos e harroni kurrë Meritën, është fytyra e vërtetë e…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e djeshme, SPAK urdhëroi pezullimin e disa kompanive të lidhura me skemën e inceneratorëve, të denoncuara për evazion fiskal.

Ndërkohë, në SPAK është paraqitur dhe një nga shtetaset e përmendura nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, figuronte si biznesmene në një nga këto kompani.

Bëhet fjalë për shtetasen Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën. Por, sipas LSI-së, pas falsifikimit të firmës, ajo rezulton pronare e një firme fiktive e përdorur për skemën e inceneratorëve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në lidhje me këtë ka bërë një reagim gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan se kjo është “fytyra e shtetit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se janë miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por inceneratorët nuk punojnë dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Mos e harroni kurrë fytyrën e Meritës, gruas që siguron bukën e gojës duke shitur kanaçe. Është fytyra e shtetit. Milionere me letra, por me stomakun bosh.

Ka rënë shteti!

Miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por inceneratorët nuk punojnë.

Askush nuk mban përgjegjësi!

Me gjasë askush s’do ndëshkohet.

Populli harron lehtë, siç ka harruar ndër vite skandale e tragjedi.”-shkruan Klodiana Lala.…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top