Merita Hajdari, është gruaja të cilës dyshohet se i kanë përdorur identitetin, për të bërë veprime miliona euro me paratë e inceneratorëve.
Ajo ka rrëfyer se si e mori vesh që është përfshirë në këtë skemë dhe foli për takimin me zyrtarë të SPAK.
Hajdari tha se kërkon drejtësi dhe të merret vesh se kush e ka futur në këtë histori, ndërkohë rrëfeu vuajtjet e mëdha në jetën e saj.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Merita Hajdari: Jam 56 vjeç. Banoj te lagjia 10. Unë para kam vetëm 10 mijë lek që kam marrë borxh sot. Unë nuk kam fare para. Unë jam me invaliditetin. Nuk kam lek.
Ylli Rakipi: Kur e more vesh që je e pasur me letra?
Merita Hajdari: Ka nja tre ditë. Më marrin njerëzit e mi në telefon.
Thonë çohu se ke dalë në televizion, sikur kam bërë falsifikime dokumentash me biznese. Kam ndejtur shumë e shqetësuar. Ngrihem në mëngjes, marr djalin dhe cunin e xhajës dhe iki te rajoni 3. I thashe kam dalë në këtë lajm. Ku i kam këto biznese unë?
Si ka dalë emri im në televizor. Një shef më thotë duhet të shkosh te drejtoria e policisë. Shkoj atje, flasin në telefon dhe më thonë motër ti je e pastër. Unë thashë kam frikë dhe dua të sqaroj.
Më thanë do të shkosh te drejtoria e madhe te Brryli, një godinë me xhama. Shkoj atje, ata nxorrën një palë letra, katër biznese, fruta perime, hekuri… Edhe sot ka dalë një kompani tjetër, janë bërë pesë.
Ku i kam unë këto? Ata thonë 5.5 milionë, po ku marr vesh unë nga këto. Të paktën të më japin edhe mua një biznes.
Aleksandra Bogdani: Këtu dalin katër kompani, tregëtim materialesh duralumini, etj. Pra, është pak a shumë si funksionojnë këto skema, që blejnë beton dhe shesin oriz përshembull…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/