JiL.al - Jeto i Lumtur

Ministri britanik i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk është ksenofobi të duash një sistem të fortë emigrimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një ish-ministër britanik i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pasi ai akuzoi Suella Braverman për ‘demonizimin’ e shqiptarëve që mbërrinin me gomone duke kaluar Kanalin.

Ish-ministri i Arsimit dhe Zyrës së Kabinetit, Brendan Clarke-Smith tha për DailyMail: “Unë nuk mendoj se është ksenofobike të duash një sistem të fortë, por të drejtë për emigrimin”.

Kryeministri i vendi Rama ka deklaruar më herët se Britania po bëhet një ‘çmendinë’ dhe akuzoi Sekretarin e Brendshëm për ‘gjetjen e kockave të kurbanit’ kur ‘politikat e dështuara’ janë fajtore për krizën e emigracionit, duke paralajmëruar se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me ‘respekt’ nëse dëshiron të nënshkruajnë një marrëveshje kthimi të shpejtë.

Kujtojmë se Rama po ashtu tha se ishte ‘çmenduri’ të fajësosh Shqipërinë për problemet e emigracionit dhe krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shtoi se ishte ‘i neveritur’ nga gjuha e Sekretares së Brendshme.

Kryeministri Edi Rama pas intervistës në BBC dhe përgjigjes për britanikët që sulmojnë emigrantët shqiptarë, ka shpërndarë edhe një deklaratë të sulmuesit shqiptar që po shkëlqen në Britaninë e Madhe, Armnd Broja.

Rama shkruan se është krenar për Brojan dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar. I pari i qeverisë shprehet se është turp për këdo që shënjestron shqiptarët.

“Krenar për ty Armand Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.”tha Rama.

Sulmuesi kuqezi foli për një diskutimet në Britani për emigrantët shqiptarë: “Gjithnjë më ka pëlqyer të them që jam krenar që jam nga Shqipëria. Nuk kam shumë informacion për këtë, por mund të flas vetëm për veten time dhe jam krenar që jam nga aty dhe është një vend fantastik”.

Scroll to Top