Ministrja Kushi: Synojmë që arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është shprehur se synojnë që në vitin 2030, arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kushi ndër të tjera theksoi se për të arritur këtë objektiv duhet të kenë buxhet të mjaftueshëm.

“Vizioni i Shqipërisë është që 2030, të na gjejë me arsimin e mesëm të detyrueshëm, po natyrishtë është një sipërmarrje e madhe. Arsimin e bazë e kemi 9 vite sa e kanë dhe shumë vende të tjera. Arsimi i mesëm i detyrueshëm nuk varet nga dëshira e vullneti por nga buxheti. Do punojmë në këtë drejtim.”- tha ajo.

Kushi ndër të tjera foli tha se këtë vit regjistrimi i nxënësve  është bërë online, proces i cili sipas saj u ka ardhur në ndihmë dhe prindërve dhe institucioneve arsimore për të ndarë nxënësit sipas vendbanimeve.

“Vitin e kaluar regjistrimin online ishte pilot sepse ishte vetëm në disa qarqe, ndërsa këtë vit regjistrimi i nxënësve. Këtë vit regjistrimi i nxënësve ka qenë online për klasat e para e të dhjeta në të gjithë shkollat e vendit. Procesi ka ecur mirë. Akoma statistikat janë operative. Shifrat zyrtare do i kemi në nëntor . Regjistrimi online është komoditet, prindërit s’kanë nevojë për të marrë dokumente.

Kjo është një nga mënyrat që ne organizohemi më mirë.  Ne kemi detyrimin që të kemi një organizim dhe një përhapje më normale në varësi të vendbanimit. Të mos kemi regjistrime më shumë në një shkollë ku kapaciteti është i ulët.“- theksoi ndër të tjera Kushi.

Scroll to Top