JiL.al - Jeto i Lumtur

Mister ngjarja në Patos/ Pse djali goditi disa herë me thikë nënën, fqinjët: Erdhi nga Gjermania për të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 50-vjeçare ra pre e agresionit me thikë të djalit të saj, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Dukas të Patosi, ku mbeti e plagosur Donika Çobaj.

NGJARJA

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Ka qenë rreth orës 09:00 e mëngjesit kur në banesën e familjes Çobaj ka shpërthyer sherri për arsye që nuk dihen ende. Mësohet se 30-vjeçari, Klaudjo Çobaj qëlloi disa herë me thikë nënën e tij, Dritën.

Pas ngjarjes së rëndë, gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën. Pak momente më vonë, Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit, 30-vjeçarin, Klaudjo Çobaj, i cili qëlloi disa herë me thikë nënën e tij, në atë që paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një sherr të çastit.

50-vjeçarja prej vitesh jetonte vetëm me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur dhe djali kishte emigruar në Gjermani.

Policia tha se pas kryerjes së krimit ndaj nënës së tij, 30-vjeçari është larguar nga banesa, por pas disa minutave u arrit që të kapej.

“Rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudjo Çobo, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, sqaroi Policia e Fierit shkurtimisht, duke theksuar se po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DËSHMITARI OKULAR

Një nga fqinjët e familjes Çobaj në Patos ka treguar minutat e tmerrit të 50- vjeçares Donika Çobaj, e cila u plagos sot me thikë nga djali 30-vjeçar Klaudjo Çobaj.

Dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë, ai thotë se e ka parë se si djali e ka qëlluar nënën me thikë dhe e ka ndjekur nga pas dhe në ballkon dhe poshtë pallatit, pasi gruaja ishte hedhur për t’i shpëtuar goditjeve.

“Dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bërë, se jemi komshinj. Dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte nga dera e ballkonit nga brenda, në ballkon ai duke e goditur. E shkreta u hodh nga kati i dytë.

Unë i bërtita, o Klajdi ca bën. Është djali i mirë, nuk pinte as cigare dhe as alkool. Edhe ajo si grua shumë e mirë. U hodh nga ballkoni për ti shpëtuar. Ai e ndoqi prapë, filloi ta qëllonte jashtë. Unë i bërtita dhe në atë kohë më dëgjoi dhe e la. Më pa në sy dhe e hodhi thikën”, tha fqinji dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Ai tregoi edhe momentin kur gruaja u dërgua në spital, pasi u masakrua me thikë nga i biri. Ai shpreh habi për ngjarjen e ndodhur, duke theksuar se janë fqinj prej 30 vitesh dhe se nuk kanë dëgjuar konflikte midis tyre.

“Më pas erdhi dhëndri i tij dhe nja dy gra dhe e mori dhe e çoi në spital. Më pas erdhi Policia. Nuk kemi dëgjuar debate. Kemi 30 vjet këtu, janë njerëz shume të mirë. Ajo është grua shumë e mirë, i ka rritur me vështirësi ato fëmijë pasi burri i ka vdekur shpejt.

Jemi tronditur, por një gjendje e jashtëzakonshme për atë djalë, sepse është shumë djalë i mirë”, tregoi i riu.

Flasin fqinjët: I rriti jetimë, nuk kishin probleme

Sipas fqinjëve të familjes, as djali dhe as nëna e tij nuk kanë shfaqur kurrë probleme. Ata njihen si familjarë të rregullt dhe të ndershëm. Fqinjët treguan se djali ishte emigrant në Gjermani dhe kishte vetëm 20 ditë që ishte kthyer, pasi e kishte zënë COVID-19 dhe dëshironte të merrte një shërbim më të mirë pranë familjes.

“E kishte kapur COVID-19 dhe erdhi nga Gjermania. Nuk ka pasur debate. Unë e kam pasur fqinje derë më derë. Unë isha në spital dhe nuk e besova kur më thanë”, u shpreh një banore.

Ndërkohë, që hetimet nga ana e Policisë vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, banorët e lagjes thonë se nuk i kanë dëgjuar asnjëherë më parë të bëjnë debate apo të kenë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

“Ishin shumë njerëz të mirë. Ka dy vajza dhe një çun. Të vriste Zoti, pasi ishte shumë i urtë. Jemi habitur të tërë”, tha një fqinjëve mes lotëve. “Ata ishin familje model. As djali, as vajza, as nëna nuk bënin probleme.

Në hallin e tyre, në punën e tyre. Ishin njerëz të mirë dhe me njëri-tjetrin shkonin mirë. Ata ishin familje e shkëlqyer. Ajo nëna mezi i ka rritur ata fëmijë. Burri i ka vdekur prej 20 e ca vjetësh. Djali ishte në emigrim, vinte dhe ikte. Djali i shkëlqyer”, tha një fqinj

Jeto I Lumtur.al

 

 

Scroll to Top