Misteri i shqiptarit që u gjet i vdekur në kantier, dyshohet që trupi u hodh aty

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Vdekja tragjike e 38-vjeçarit shqiptar në Val di Cecina është kthyer në një mister. Disa ditë më parë, mendohej se shkaku ishte një aksident fatal në punë, por tashmë kanë dalë në dritë skenare të reja.

Një prej pistave është që trupi është transportuar deri në vendin ku është gjetur. Hetuesit kanë gjetur makinën e shqiptarit dhe janë ende duke e ekzaminuar. Konkretisht, po kërkojnë gjurmë gjaku të njerëzve të tjerë që mund të kenë përdorur automjetin për ta sjellë në kishën e vogël në pronën e quajtur Mocajo.

Kantieri i ndërtimit ndodhet në një tjetër vend dhe atje gjendet edhe skela në të cilën 38-vjeçari punonte. Trupi nuk është gjetur pikërisht në këtë vend, por është transportuar.

Hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të tjera lidhur me ngjarjen./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *