Misteri i vdekjes së 32-vjeçarit në Kolonjë që u ndje keq nga dhëmballa, flasin të afërmit

Jil
Jil
2 Min Read

Një i ri vetëm 32 vjeç humbi jetën për shkaqe ende të paqarta të premten në fshatin Kagjinasi të Kolonjës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Genti Isai kishte 3 ditë me dhimbje dhëmballe. Paraditen e së premtes ai shkoi tek një dentist në Ersekë dhe mori mjekim. Ai u kthye në shtëpi, por disa orë me vonë e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Familja tentoi ta çonte të riun në spital, por qe tepër vonë. 32-vjeçari ndërroi jetë.

Detajet për ngjarjen e rëndë i përcjell gazetarja Daniela Zisi, e cila sjell prononcimin e kushëririt të Gentianit. Ai thotë se 32-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje, Dyshimet e familjes janë se i riu mund të ketë pësuar reaksion nga antibiotikët. Ata kërkojnë që të zbardhet e vërteta për shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë tek një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë që mund t’i kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës’, u shpreh kushëriri i 32-vjeçarit.

Pritet që shkaqet e vdekjes së Gentianit të mësohen nga ekspertiza mjeko ligjore. Një ditë më parë, në njoftimin e saj për mediat, policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *