JiL.al - Jeto i Lumtur

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, u pa për herë të fundit në një lokal tek “Zogu i Zi”, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë për herë të fundit në 7 Gusht 2022 në ambjentet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambjentet, e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Bëhet me dije se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Të fundit që panë Martinaj

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht 2022 në Durrës, ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit.

Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Pas qëndrimit një natë atje, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

”..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top