Misteri mbi Vis Martinajn, ish-deputeti: Rama pjesë e zhdukjes, e di nëse është vrarë apo është gjallë

Jil
Jil
2 Min Read

Ish deputeti Lefter Maliqi deklaron se një kryeministër merr informacione për gjithçka nga  Shërbimi Informativ Kombëtar dhe policia.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Madje Maliqi thotë se dhe për rastin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, kryeministri Edi Rama është në dijeni nëse është zhdukur, është gjallë apo është vrarë.

Sakaq ai thotë se në një vend të vogël si Shqipëria mjafton një javë për të vendosur rendin pasi të gjithë elementët dhe grupet kriminale janë të njohur por pengesë është bërja e tyre njësh me politikën.

“Rendi në këtë vend aq të vogël vendoset jo për 100 ditë por për 1 javë sepse janë të piketuar elementët kriminal një kontigjent që janë në çdo lagje e vend.

Nuk ndodh sepse politika e krimi janë bërë njësh. Po ti shohësh resortet, terminalet, ndërtimet i bëjnë bosët e krimit, nuk kemi as inxhinjer as doktor e profesor që të jenë të niveleve të larta.

Të gjithë këta janë me 8 klasë, diku me një diplomë të blerë dhe këta janë bërë njësh me kupolën e organizuar të Surrelit i cili i thotë Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë, “ç’janë këto që dëgjoj nëpër lajme?”, fantazma për një Ervis Martinaj.

Rama e di i pari nëse është zhdukur dhe ky është pjesë e zhdukjes, nëse është vrarë prap ky e di, nëse është gjallë prap ky e di. Një kryeministër i di të gjitha  dhe Shërbimi Informativ Kombëtar i di të gjitha.” tha Maliqi në Ora News

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *