Misteri për prangosjen, autoritetet turke kërkojnë dosjen e Ibrahim Licit nga Shqipëria

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Autoritetet turke i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë shqiptare, me anë të së cilës kërkojnë të pajisen me dosjen hetimore të Ibrahim Licit, i cili u raportua një ditë më parë se ndodhet në Turqi.

Ndonëse ende nuk është bërë e qartë, nëse Lici është prangosur apo thjesht lokalizuar, Turqia ka kërkuar të njihet me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi 27-vjeçarin.

Kërkesa nga pala turke ka ardhur në Shqipëri më 19 tetor, dhe Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një shkrese tjetër, ka kërkuar informacion të plotë nga Prokuroria e Shkodrës, në mënyrë që të përgatisë dosjen për autoritetet turke

Një ditë më parë u raportua se Ibrahim Lici është vënë në pranga në Turqi, që më 19 tetor, por më vonë, u bë me dije se bëhej fjalë vetëm për një lokalizim të të shumëkërkuarit për vrasje. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga raportimet, nuk është akoma e qartë ajo që ka ndodhur me Licin.

Ibrahim Lici është një emër mjaft i njohur për policinë në Shqipëri. Ai është dyshuar për disa ngjarja kriminale, kryesisht vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën ndër vite. Lici është dyshuar si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021.

 Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, ngjarje e ndodhur në qytetin verior disa vite më pare, më konkretisht më 30 mars të vitit 2019. 

Gjithashtu, Ibrahim Lici është prangosur si “truri” i një grupi gjobëvënësish ndaj tregtarëve. Ai u akuzua se ishte në krye të bandës së përbërë nga 9 persona, që terrorizonin tregtarët në Shkodër. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. 

Familja Lici është ka humbur gjithashtu anëtarë në dyluftimin me bandën e Bajrave. Më konkretisht, vëllai i Mustafa Licit, Fatbardh Lici, mbeti i vrarë në gusht 2018, ngjarje e ndodhur në qendër të Shkodrës.

Në po të njëjtin vit, u sulmua me tritol Lul Kulla, kunati i Fatbardh Licit, i cili mbijetoi me plagë të shumta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *