JiL.al - Jeto i Lumtur

Moderatorja e njohur: Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, Kiara është si Beniada! Ndërsa Luizi…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhu.a e burrave ndaj grave dhe rasti i Luiz Ejllit brenda në shtëpinë e Big Brother që u godit nga Kejvina Kthjella, ishin pjesë e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku e ftuar ishte moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli.

Gjatë analizës së saj, në cilësinë e njeriut të ekranit, Albina u shpreh se Kejvinën nuk do ta intervistonte kurrë, ndërsa për Luizin ajo u shpreh se po akuzohet me pa të drejtë, pasi sipas saj, ai nuk po i ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë.

“Luizi, nuk po ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë… Për Kejvinën nuk di ca të them”, tha ajo.Po ashtu, Albina rrëfeu dhe një ngjarje të përjetuar me Kejvinën.

“Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, pa respekt. Kejvina më ka ofenduar dhe bullizuar për mbipeshën time”, rrëfeu ajo.

Ndërsa e pyetur se cilin nga protagonistët e mbetur në lojë pas përjashtimit të Kejvinës, Albina shikon si finalistë Luizin, Kiara Titon dhe Olta Gixharin.

“Kiara nuk ka dhënë kontribut të madh, por do doja ta krahasoja me Beniadën me qetësinë dhe zgjuarsinë e saj”, shtoi moderatorja. E pyetur se cili nga personazhet e ka surprizuar më shumë, Albina rrëfeu se disa prej tyre nuk e meritojnë aspak të quhen VIP-a.

“Në fillim pyesja për çdo emër, Eni, Zhaklina, nuk u përshtatet tituli “VIP-a”. Ndërsa për këta të “Përputhen”, nuk e di nëse mund të quhen të tillë”, u shpreh moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli, në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

//televizioni-24.

Scroll to Top