Momenti kur ushtarët rus shkelin minat, blinda hidhet në erë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një makinë e rëndë ushtarake e ushtrisë ruse u filmua teksa shpërthen pasi shoferi i saj në mënyrë të pashpjegueshme shkel mbi minat e vendosura në mes të rrugës.

Video tragjike është komentuar gjerësisht si një provë e pastër e paaftësisë së forcave të Putinit. Video tregon momentin kur mjeti, MT-LB, ecën në rrugën rurale dhe duket se nuk e kupton fare çfarë ka përpara. Sapo prej minat, mjeti shpërthen në flakë.

Ish-ushtaraku amerikan, Mark Hertling, tha për “Daily Mail” pasi pa videon: “Minat kundër mjeteve të rënda zakonisht janë të fshehura nën tokë.

Por nëse i sheh, duhet t’i shmangësh. Kjo përforcon idenë se trupat ruse nuk janë të trajnuara si duhet”.

Mjeti në fjalë është një amfib sovjetik që përdoret nga ushtria që në vitet 1950. Mund të mbajë deri në 11 persona dhe 2000 kilogramë peshë, por nuk dihet sa ushtarë ishin brenda tij.

Për shkak të humbjeve të shumta Putin ka thërritur deri në 300 mijë rezervistë, por vetë ai pranoi më vonë se janë bërë gabime në këtë operacion, pasi janë marrë në ushtri njerëz që nuk duhet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *