JiL.al - Jeto i Lumtur

Monika Lubonja nuk e mbajti sekretin, sapo na tregoi gjininë e fëmijës që pret Einxhel dhe Dagz

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Monika Lubonja ka shprehur gëzimin për Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz, të cilët do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja pranuan publikisht se së shpejti do të mirëpresin një engjëll në jetën e tyre, lidhja e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Monika ka ndarë video brenda shtëpisë kur i thoshte Einxhelit se me Dagzin do t’i dalë një fëmijë shumë i bukur. “Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani.

Monika Lubonja nuk e mbajti sekretin, sapo na tregoi gjininë e

Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina”, ka shkruar Monika.

Në një postim të dytë, aktorja ka folur për gjininë e bebes. “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona” ka shkruar ajo duke aluduar për një vajzë.

Një parandjenjë e aktores apo mos vallë ajo tashmë e di gjininë e fëmijës? Këtë do ta dëshmojë nëse aktores do t’i dalë sërish fjala e saj.

.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top