MOS E HUMBISNI! Zbulohet surpriza e Luizit për Kiarën, ditën e Shën Valentinit (video)

Jil
Jil
1 Min Read

Zbulohet supriza e madhe e Luiz Ejllit për Kiara Titon, ditën e Shën Valentinit. Kishte dy-tri ditë që proklamohej, por sot është zbuluar sekreti.

Këngëtari shkodran i ka dedikuar, edhe kënduar vetë nga brenda BBV 2, një këngë parteneres së tij, me të cilën u njoh dhe u lidh brenda shtëpisë së famshme.

Pikërisht me rastin e Shën Valentinit të parë të tyre si çift, që po e festojnë brenda BBV 2, Luizi u kujdes që t’ia bëjë të paharruar këtë datë të dashurës, Kiarës.

Në platformën “Youtube” është publikuar kënga me të cilën do ta befasojë banori më i preferuar deri tani i BBV 2 moderatoren, mbrëmjen e sotme.

Muzika është e Elgit Dodës, teksti i Luiz Ejllit, ashtu si edhe interpretimi, ndërsa klipi është formësuar nga momentet e të dyve brenda BBV2.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën e plotë, si dhe të shihni disa nga momentet më emocionuese të çiftit, që sonte, në “prime” e “Top Channel”, me siguri do të jenë në qendër të vëmendjes. noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *