Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Rusia shpenzoi në mënyrë të fshehtë 300 milion dollarë për ndërhyrje jashtë dhe në SHBA”.
Ky është titulli lajmit në gjigandin britanik BBC, krahas shumë mediave botërore që raportojnë rreth financimeve ruse.
BBC thotë se ky operacion financimesh të fshehta ruse është shtrirë në 24 shtete dhe në SHBA.
Pjesë e kësaj fushate financimesh është PD në Shqipëri.
Lajmi në BBC dhe të tjera media botërore bazohet në të dhëna të deklasifikuara së fundmi, të inteligjencës amerikane tashmë në dispozicion të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Një zyrtar i lartë i https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës të presidentit Biden citohet nga BBC të ketë deklaruar se “ne mendojmë se ky është vetëm maja e icebergut.”
BBC duke cituar agjencinë e lajmeve franceze AFP thotë se një zyrtar I lartë, nga https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrate amerikane familjarë me gjetjen e këtij raporti të inteligjencës thotë se Rusia është nën dyshimin se pagoi 500.000 dollarë për të mbështetur partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 2017-tës. Po ashtu në listë pagesat ruse janë edhe Bosnia, Mali i Zi dhe Madagaskari.
Corriere della Sera raporton se të hënën sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka njoftuar ambasadat dhe konsullatat me seli në Europë, Afrikën e Azinë Jug-lindore si vende të prekura nga kjo ndërhyrje ruse.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha një zyrtarë i lartë i qeverisë amerikane. Viti 2017, përkon me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga Partia Demokratike.
Firma lobuese amerikane kishte deklaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklarimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.
Në një artikull të saj investigativ mbi këto pagesa për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.
Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike.
Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.
Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.
Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën e lobistit Nick Muzin.