Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në qarqet e prekura nga përmbytjet, ulet intensiteti i reshjeve

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Pas fundjavës me reshje intensive dhe përmbytje, situata duket më e qetë në qarqet problematike.

Herë pas here ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.

Në Shkodër nuk ka prani uji në asnjë banesë dhe banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa.

Njoftimi:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, situata në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve paraqitet e normalizuar.

Ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.

Në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa.

Forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve, duke shpërndarë edhe ndihma humanitare. Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë.

Aktualisht niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.

Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve.

Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, punonjësit e pushteti vendor si dhe shërbimi mjekësor do të qëndrojnë në terren edhe përgjatë orëve në vijim për çdo nevojë të qytetarëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *