Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Moti i keq ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
Ka pasur edhe prezencë inertesh në Brataj dhe rrëshqitje gurësh dhe dheras por pa problematika.
Për shkak të reshjeve të shiut, në Tepelenë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh.
Burimet konfirmojnë si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Si rrjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.
Moti i keq ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
Ka pasur edhe prezencë inertesh në Brataj dhe rrëshqitje gurësh dhe dheras por pa problematika.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në disa zona të Sarandës, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Për disa kohë, rruga u bë e pakalueshme.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Finiqit, u bë e mundur hapja e rrugës dhe normalizimi i situatës.
Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë bërë që disa fshatra të qarkut të Korçës të mbesin pa drita.
Energjia elektrike mungon në disa fshatra të zonës malore, 15 fshatra të njësisë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Lozhan dhe Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit.
Gjithashtu një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative të Moglicës prej mbrëmjes së djeshme.