JiL.al - Jeto i Lumtur

Moti i keq, përmbytje në Shkodër e Lezhë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reshjet e rënë ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.

Më problematike është situata në Qarkun e Shkodrës ku numërohen rreth 2100 hektarë nën ujë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion të Bashkisë së Shkodrës mjete të larta dhe ujore për zhvendosjen e banorëve të njësisë Ana e Malit.

Ndërsa në Qarkun e Lezhës ka një përmirësim të situatës dhe uji po tërhiqet nga njësitë Balldren, ish-këneta e Torovicës, në zonën e Laçit dhe ish-kënetën e Gjonëmit.

Gjithashtu prurjet e mëdha të lumit Mat dhe Fan kanë dëmtuar të gjithë strukturën e Urës së vjetër të  Zogut në Milot. Si rezultat është fundosur me rreth 2 metra një tjetër këmbë e kësaj ure që është edhe objekt monument kulture.

Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Dibrës sidomos në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit.

Tv Klan

Scroll to Top