Moti i keq sjell sërish hapjen e portave, banorët të frikësuar nga përmbytjet

Jil
Jil
2 Min Read

Reshjet e shtuara të shiut gjatë natës kanë bërë që të rikthehet paniku tek banorët e zonës së Mirditës, kjo edhe për shkak se kompania Kurum ka hapur portat e Hidrocentralit të Shkopetit pa vënë në dijeni Bashkinë e Kurbinit.

Gazetari Ahmet Zani në një lidhje me edicionin informativ të orës 19:00, raportoi se pavarësisht se nuk pati përmbytje, banorët kanë qenë të frikësuar gjatë gjithë kohës, pasi prurjet në lumin Mat edhe mund të shtoheshin.

Sipas tij e gjithë situata e krijuar vjen pasi kompania Kurum sa herë që ka reshje me intensitet të lartë shiu hap portat e Hidrocentralit të Shkopetit, pa njoftuar kompanitë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në Kurbin ditën e sotme.

Zani: Në orën 8 të mëngjesit ditën e sotme një portë e madhe e hidrocentralit të Shkopetit është hapur pa njoftuar autoritete e Kurbinit, banorët janë gjendur të papërgatitur.

Xhokaxhi: Prurjet e mëdha kanë dëmtuar këmbët e urës së Zogut. Prurjet e mëdha shkaktuan panik në fshatrat e Mirditës. Fatmirësisht lumi mat nuk doli nga shtrati pasi banorët vullnetarisht vendosën thasë me rënë në pikat nevralgjike.

Zani: Nga vjen zyrtarizmi që Kurum nuk ka hapur portat?

Xhokaxhi: Në mëngjesin e sotëm pasi kontaktova me autoritet më njoftuan se kjo pasojë ka ardhur si pasojë e mos njoftimit të autoriteteve të Kurbinit, duke hapur panik tek banorët. Më pas autoritet vendore na njoftuan se Korumi ka njoftuar autoritet por me vonesë.

Pasdite gradualisht niveli i numrit të Matit është ulur, por duhet të themi se janë rrezikuar edhe banesat edhe banorët. Banorët kanë thënë se janë rrezikuar shumë. KA disa vite që kompania Kurum në prurjet e mëdha të reshjeve të shiut hapin portat por nuk e menaxhojnë mirë.

Zani: Cila është situata aktuale?

Xhokaxhi: Është e qetë, niveli i lumit të Matit po bie gradualisht. Por banorët ndodhen sërish në terren pasi i druhen hapjes së portave pasi sërish ka prurje në liqenin e Shkopetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *